Vijon dorëzimi vullnetar i armëve, në 24 orë dorëzohen 27 armë zjarri, 36 predha antitank, 7.800 fishekë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 06-02-2017

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 27 armë zjarri, 36 predha antitank 7.800 fishekë, 8 granata si dhe municione të tjera luftarake.

Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve nga banorët, po vijojnë takimet sensibilizuese si dhe trokitja derë më derë.

Gjithashtu në të gjithë vendin, në të gjitha Njësitë Administrative dhe Bashkitë po vijojnë takimet sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve nga banorë që i mbajnë pa leje.

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës, në kuadër të sensibilizimit të komunitetit për dorëzimin vullnetar të armëve Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako në Komunën Dajç, Njësia Administrative Dajç në Bashkinë Shkodër, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Komuniteteve fetare, pushtetit Vendor dhe banorëve të zonës.

Komunitetet fetare i janë bashkuar nismës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për të dhënë kontributin e tyre për një "Shqipëri pa Armë". Krahas takimeve sensibilizuese prej 2 ditësh vijon fushata e trokitjes derë më derë, një tjetër formë kjo për të sensibilizuar banorët me qëlim dorëzimin e armëve pa leje.

Në këtë nisme dhe fushatë sensibilizuese vlerësohet kontributi që po japin nxënësit dhe studentët në të gjithe vendin. Policia e Shtetit falenderon të gjithë ata që kontribuojnë në nismën e ndërrmarë nga Ministria e Punëve të Brendshme "Shqipëria pa Armë". Njëkohësisht Policia e Shtetit edhe një herë gjen rastin të falenderojë gjithë ata banorë që dorëzojnë armë që kanë mbajtur pa leje dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve në mbarë vendin që cilido prej tyre që disponon armë pa leje dhe municione luftarake t'i dorëzojë ato brenda afatit të amnistisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijon kontrolli i linjave të autobusëve urbanë, fillon instalimi i sistemit GPS, Veliaj: 300 pikë për operatorët e transportit
Delegacioni i Bashkimit Europian thirrje shqiptarëve: Aplikoni në Komisionin e Rivlerësimit »
Article Logic
Execution time: 0.010567903518677
array(1) { ["section"]=> string(107) "vijon-dorezimi-vullnetar-i-armeve-ne-24-ore-dorezohen-27-arme-zjarri-36-predha-antitank-7-800-fisheke-67879" }