Vijon e rënduar situata në Maqedoninë e Veriut, 4 viktima dhe qindra të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 17:31 15-07-2020 Vijon e rënduar situata në Maqedoninë e Veriut, 4 viktima dhe qindra të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit (SHIFRAT) Ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup janë regjistruar 83 raste, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-21, Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish-7, Koçani- 1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Shën Nikollë-27, Kërçovë -1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin fqinj. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.  Viktimat janë të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088529586791992
array(1) { ["section"]=> string(130) "vijon-e-renduar-situata-ne-maqedonine-e-veriut-4-viktima-dhe-qindra-te-infektuar-me-koronavirus-ne-24-oret-e-fundit-shifrat-213927" }