Vijon lehtësimi i masave në Itali, nga 3 qershori hapen kufijtë me vendet e BE

Publikuar tek: bota, më 09:11 16-05-2020 Vijon lehtësimi i masave në Itali, nga 3 qershori hapen kufijtë me vendet e BE Foto ilustruese

Qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor, i cili përcakton një kuadër normativ masash që hyjnë në zbatim nga data 18 maj deri më 31 korrik 2020 e që me anë të urdhëresave shtetërore, rajonale e komunale vendosin rregullimin e lëvizjes së personave fizik si dhe mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve tregtare, prodhuese e sociale.

Nga data 18 maj deri në 2 qershor 2020 do të lejohet lëvizja e lirë nga një komunë në tjetrën brenda të njëjtit rajon, por ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete private e publike.

Prej datës 3 qershor do të lejohet lëvizja e lirë në të gjithë territorin e Italisë, ndërsa kufizimet mund të ndodhin në varësi të rrezikut epidemik në zona të caktuara.

Gjithashtu prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.

Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social.

Prej datës 18 maj do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OBSH ngre alarmin: Mund të përballemi me një valë të dytë, koha për përgatitje, jo festë
Trump i qartë: Me apo pa vaksinë, SHBA do të rihapet »
Article Logic
Execution time: 0.010066032409668
array(1) { ["section"]=> string(84) "vijon-lehtesimi-i-masave-ne-itali-nga-3-qershori-hapen-kufijte-me-vendet-e-be-206566" }