Vijon 'loja' në rrjetet sociale, Basha i përgjigjet Ramës për negociatat: Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 11:29 22-10-2019 Vijon 'loja' në rrjetet sociale, Basha i përgjigjet Ramës për negociatat: Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët

Vijojnë replikat në rrjet mes kreut të PD, Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama, duke përdorur deklaratat e liderëve të BE për negociatat.

Këtë herë është Basha i cili i është përgjigjur kryeministrit, i cili shprehet se Rama vijon lojën për tu fshehur pas propagandës.

"Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën.

Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët", shkruan Basha teksa ka publikuar edhe deklaratat e liderëve të BE për çështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, më herët sot Rama publikoi deklaratën e Presidentit të KE, Jucker dhe atë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ndërsa i krahason me Bashën.

Screenshot_3.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055153131484985
array(1) { ["section"]=> string(133) "vijon-loja-ne-rrjetet-sociale-basha-i-pergjigjet-rames-per-negociatat-europa-e-refuzoi-tani-eshte-koha-ta-refuzojne-shqiptaret-183040" }