Vijon operacioni 'Vol-Vo 4', arrestohet një person i shpallur në kërkim (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:01 21-05-2019 Vijon operacioni 'Vol-Vo 4', arrestohet një person i shpallur në kërkim (EMRI)

Në kuadër të operacionit 'Vol-Vo 4' është arrestuar një person i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar "Vol-Vo 4" dhe konkretisht shtetasin:

Mario Zeqiri ,36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Shtetasi M.Z., ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019070863723755
array(1) { ["section"]=> string(80) "vijon-operacioni-vol-vo-4-arrestohet-nje-person-i-shpallur-ne-kerkim-emri-165087" }