Vijon përplasja mes Nishanit dhe Bushatit, MPJ publikon shkresën që i dërgoi presidentit (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 07-02-2017 Vijon përplasja mes Nishanit dhe Bushatit, MPJ publikon shkresën që i dërgoi presidentit (DOKUMENTI)

Vijon përplasja mes kreut të Shtetit, Bujar Nishani dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në lidhje me votën kundër të Shqipërisë në Traktatin e Eliminimit të Armëve Bërthamore në Dhjetor, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti mohoi të ishte informuar në rrugë zyrtare nga ministri Bushati, ndërkohë që  MPJ nuk ka vonuar me përgjigjen dhe ka publikuar shkresën dërguar Nishanit.

Shkresa e siguruar nga Neës 24 mban datën 3 shkurt 2017 me numër protokolli 1662 dhe është fiormosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Barbullushi. Në të informohet Presidenti për votën e gabuar në OKB dhe për faktin se çështja është sqaruar. Në shkresë thuhet se MPJ po vijon punën në koordinim me SHBA për hapat e mëtejshme dhe ruajtjen e kohezionit me vendet e NATO-s.

Presidenca tha më herët se “shkresa ka mbërritur në Presidencë dhe është regjistruar nga autoritetet e Gardës së Republikës, në orën 10:00 të datës 07.02.2017, si dhe pak minuta më vonë nga strukturat e protokollit të Institucionit të Presidentit të Republikës. Këto janë lehtësisht të verifikueshme dhe jo pretendimet disinformuese të Ministrit”.

shkresa.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Interpol Athina rikërkon arrestimin e Klement Balilit: Trafikoi 83 tonë kokainë dhe 3.8 tonë kanabis në Europë
Hakmarrjet mes grupeve rivale në Elbasan, identikohet atentatori i fisit Çapja »
Article Logic
Execution time: 0.012775897979736
array(1) { ["section"]=> string(103) "vijon-perplasja-mes-nishanit-dhe-bushatit-mpj-publikon-shkresen-qe-i-dergoi-presidentit-dokumenti-68004" }