Vijon puna e përbashkët POLICI-OSHEE për goditjen e paligjshmërisë, ndëshkohen përgjegjësit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:38 01-04-2017 Vijon puna e përbashkët POLICI-OSHEE për goditjen e paligjshmërisë, ndëshkohen përgjegjësit

 Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë tre muajve të fundit në të gjithë vendin kanë vepruar në terren mesatarisht çdo ditë 60 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE.

Janë kryer 20.056 kontrolle të përbashkëta në terren. Gjatë kontrolleve u evidentuan 203 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 210 autorë, nga të cilët:

 34 autorë janë arrestuar në flagrancë, 56 autorë janë shpallur në kërkim dhe 120 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

 Në kuadër të operacionit "Roja e Gjelbër", për marrjen e masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 40 raste me 44 autorë, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë dhe 40 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimeve pa leje, janë evidentuar 243 raste me 254 autorë, nga të cilët:

11 autorë janë arrestuar dhe ndaluar, 16 autorë janë shpallur në kërkim, ndërsa 227 ndiqen në gjendje të lirë.

Në drejtim të evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë së organizimit të palejuar të lojrave të fatit, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 38 raste me 38 autorë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Edhe në ditët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit, do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shembet ndërtesa 5 katëshe në Vlorë, u përdorën 36 kilogram tritol (VIDEO)
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 28 vjeçari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011178970336914
array(1) { ["section"]=> string(96) "vijon-puna-e-perbashket-polici-oshee-per-goditjen-e-paligjshmerise-ndeshkohen-pergjegjesit-73773" }