Vijon rritja ekonomike në Shqipëri, shtohet punësimi dhe ulet varfëria. RREZIK kreditë e këqija

Publikuar tek: ekonomi, më 11:21 27-09-2016 Vijon rritja ekonomike në Shqipëri, shtohet punësimi dhe ulet varfëria. RREZIK kreditë e këqija

Sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore (RRrEEJL), rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet në vitin 2016, duke i hapur rrugën rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike në vitin 2016 pritet të jetë 3.2 përqind, krahasuar me nivelin 2.8 përqind në 2015, dhe të arrijë në 3.5 përqind në 2018.

Rritja ekonomike në nivel rajonal vlerësohet të arrijë në 2.7 përqind në vitin 2016, nga 2.2 përqind që ishte në vitin 2015. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet përgjatë viteve 2017 dhe 2018.

Raporti vë në dukje se ky përshpejtim i ritmit të rritjes ekonomike po ndihmon në përmirësimin e punësimit në Shqipëri dhe në reduktimin e varfërsisë në rajon.

Papunësia ndër vite ka pësuar rënie. Shkalla e punësimit në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 arriti 6.7 përqind, në sajë të rritjes ekonomike dhe reformave në tregun e punës.

"Kontribuesi kryesor i kësaj rritjeje është Serbia, vendi me ekonominë më të madhe në rajon, rritja ekonomike e së cilës pritet të shkojë nga 0.7 përqind në 2015 në 2.5 përqind për këtë vit"- tha Barbara Cunha, Ekonomiste e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit.

"Ekonomitë e tjera në rajon pritet të ruajnë ritmet e rritjes ekonomike nga 2.8 deri në 3.6 përqind, me përjashtim të IRJ të Maqedonisë, e cila përjetoi një ngadalësim ekonomik në ndryshim nga rritja e fortë e vitit të kaluar."

Sipas Bankës Botërore vendet që ndërmorën reforma të thella përjetuan rritje të investimeve, të cilat u kthyen në shtytës të fuqishëm të rritjes ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, ku investimet private patën kontribut të rëndësishëm në  rritjen ekonomike në Serbi dhe Shqipëri.

"Deficiti fiskal dhe borxhi publik pësuan gjithashtu rënie si rezultat i reformave që u ndërmorën në këto dy vende", tha Katia Vostroknutova, Ekonomiste e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore.

Rigjallërimi i konsumit dhe investimet private të mbështetura nga projekte madhore në sektorin e energjisë pritet të udhëheqin rimëkëmbjen ekonomike në Shqipëri, duke kontribuar në 2/3 e saj përgjatë periudhës 2016-2018.

Konsolidimi i rritjes ekonomike po ndihmon në rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë në rajon, megjithatë  papunësia në nivel rajonal mbetet e lartë, në rreth 25 përqind, ajo pësoi rënie në të gjitha vendet e Europës Juglindore, me përjashtim të Malit të Zi.

Ndërmarrja e masave që të ndihmojnë në përmirësimin e klimës së biznesit do të sigurojnë qëndrueshmërine e rritjes ekonomike në të ardhmen.

Për Bankën Botërore, shqetësuese mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme e cila po vazhdon të ngadalësojë rritjen e kreditimit veçanërisht për bizneset.

 rritja_ekonomike.pngkredite_e_keqija.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03105902671814
array(1) { ["section"]=> string(99) "vijon-rritja-ekonomike-ne-shqiperi-shtohet-punesimi-dhe-ulet-varferia-rrezik-kredite-e-keqija-54246" }