Vijonin ilegalisht punën me lojrat e fatit, procedohen penalisht 6 persona në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 30-01-2019 Vijonin ilegalisht punën me lojrat e fatit, procedohen penalisht 6 persona në Tiranë

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

-I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

- B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

- L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025735855102539
array(1) { ["section"]=> string(90) "vijonin-ilegalisht-punen-me-lojrat-e-fatit-procedohen-penalisht-6-persona-ne-tirane-150874" }