Vijonin ushtrimin e lojrave të fatit në lokal dhe nëpërmjet telefonit, 1 në pranga 3 të tjerë procedohen penalisht

Publikuar tek: aktualitet, më 11:40 09-05-2019 Vijonin ushtrimin e lojrave të fatit në lokal dhe nëpërmjet telefonit, 1 në pranga 3 të tjerë procedohen penalisht

Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, policia goditi 2 raste në qytetin e Lushnjes dhe 2 raste në Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.S, 23 vjeç, banues në Lushnje.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 aparatura elektronike të lojrave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale "Falsifikim i monedhave", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve", "Organizimi i llotarive sportive dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara" pasi në ambientin e lokalit të marë me qera prej tij, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u procedua penalisht për veprat penale "Organizim i llotarive të pa lejuara" dhe "Vënia në dispozicion i lokaleve për lojra të pa lejuara" shtetasi:

G.Ç, 44 vjeç, banues në Lushnje.

Në lokalin në pronësi të këtij shtetasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 tavolina pokeri, 12 pako letra bixhozi, 3 njësi kompjuterike, 1 printer, 2 monitor, 2 tableta dhe 1 laptop të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit.

*Gjithashtu, u proceduan penalisht për "Fshehje të të ardhurave" dhe "Organizim të palejuar të lojrave të fatit" shtetasit:

V.Gj, 29 vjeç, banues në Fier.
G.B, 29 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi organizonin lotari të palejuara nëpërmjet telefonit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015851020812988
array(1) { ["section"]=> string(120) "vijonin-ushtrimin-e-lojrave-te-fatit-ne-lokal-dhe-nepermjet-telefonit-1-ne-pranga-3-te-tjere-procedohen-penalisht-163567" }