Viktima e 4 nga Covid-19 në Kosovë, vdes 65 vjeçari i infektuar, pësoi arrest kardiak

Publikuar tek: rajon, më 13:53 07-04-2020 Viktima e 4 nga Covid-19 në Kosovë, vdes 65 vjeçari i infektuar, pësoi arrest kardiak Ilustruese

Tre pacientë të Klinikës Emergjente në QKUK në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe një prej tyre ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga Ferizaj, i cili ka pasur arrest kardiak si dhe ka qenë i prekur nga Covid 19. 65 vjeçari është viktima e 4 e shënuar prej Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Klinik dhe Spitalor i Kosovës. Sipas ShSKUK’së, pacienti I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se sot ka pranuar një informatë nga ana e Klinikës Emergjente, se tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, pasi janë marrë mostrat si të dyshuar për Covid-19, pas rezultateve të konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë rezultuar pozitiv.

Të tre pacientë janë pranuar dje në kuadër të Klinikës Emergjente

F. M ( 1969), punëtor fizik nga Malisheva, i lënduar. Për shkak se vinte nga zona e prekur me Covid-19, i është bërë testi dhe ka dalë pozitiv.

I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.

G. M (1964), nga Mitrovica, i trajtuar fillimisht në Spitalin Amerikan, transferohet në Klinikën Emergjente, probleme me diabet dhe zemër, pas rezultateve rezulton Covid-19 pozitiv. Është transferuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën Infektive.

Stafi i Klinikës Emergjente ka qenë dhe është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse kundër Covid-19. Po ashtu, menjëherë është bërë dezinfektimi i hapësirave të Klinikës Emergjente, sipas rekomandimeve dhe udhëzusve të IKSHPK-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092120170593262
array(1) { ["section"]=> string(90) "viktima-e-4-nga-covid-19-ne-kosove-vdes-65-vjecari-i-infektuar-pesoi-arrest-kardiak-201729" }