'Viktima e qëlloi me grusht e më pas ai nxorri thikën', zbardhet dinamika e sherrit për rrugën në Durrës. Policia po negocion me autorin e krimit për t'u dorëzuar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 19-09-2020 'Viktima e qëlloi me grusht e më pas ai nxorri thikën', zbardhet dinamika e sherrit për rrugën në Durrës. Policia po negocion me autorin e krimit për t'u dorëzuar Idajet Dulla

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Durrës.

Viktimë ka mbetur Idajet Dulla 34 vjeç, baba i dy fëmijëve. Dulla me origjinë nga Kukësi, por jetonte në Durrës dhe punonte si shofer fugoni.

dulla11.jpg

Si ndodhi e gjithë ngjarja

Idajet Dulla punonte si shofer fugoni dhe shpërndante mallra të ndryshëm nëpër dyqane. Ai kishte lënë fugonin e tij në "mes të rrugës" dhe po shkarkonte disa koli uji në një dyqan.

Aty po tentonte të kalonte dhe Arbër Koti, shofer autobusi i një fabrike fasonerie. Ai i ra disa herë borisë që Dulla të hapte rrugën, por ky ka dalë i nevrikosur nga dyqani dhe e ka ofenduar.

a11_copy_copy.jpg

Koti e ka ofenduar gjithsahtu dhe ka nisur sherri. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ishte Dulla që e qëlloi i pari me grusht Arbër Kotin, ndërsa ky i fundit mori një thikë dhe e qëlloi.

Goditja në zemër ka qenë fatale për Dullën, pasi edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nga nusja dhe mamaja, nuk mund të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë, tek shinat e trenit.

j_copy.jpg

Policia është vënë në ndjekje të Arbër Kotit, madje ka gjetur dhe vendndodhjen e tij e tani po negocion që ai të dorëzohet.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme ju bëjmë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar autorin shtetasin A.K., dhe është vënë në ndjekje të tij.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011882066726685
array(1) { ["section"]=> string(165) "viktima-e-qelloi-me-grusht-e-me-pas-ai-nxorri-thiken-zbardhet-dinamika-e-sherrit-per-rrugen-ne-durres-policia-po-negocion-me-autorin-e-krimit-per-t-u-dorezuar-220947" }