Viktima kishte në dorë fije floku, dalin DETAJET e para të hetimeve nga vrasja e pronarit të lokalit në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:26 22-12-2019 Viktima kishte në dorë fije floku, dalin DETAJET e para të hetimeve nga vrasja e pronarit të lokalit në Korçë Viktima Flamur Duçi

Detaje të reja tronditëse, dalin në dritë nga vrasja e 48 vjeçarit Flamur Duçi në fshatin Mborje të Korçës, ditën e enjte.

Pas ekspertizës-mjeko ligjore në morgun e spitalit të qytetit të Korçës, mjekët konstatuan shenja të shumta djegieje në trupin dhe gjymtyrët e viktimës.

48 vjeçari është goditur 8 herë më thikë dhe ka mbetur i vdekur, por autori nuk e ka lënë më kaq, teksa ka tentuar të djegë trupin e tij, kjo ndoshta për të mos lënë gjurmë.

Në dorën e viktimës janë gjetur fije floku, të cilat do verifikohen përmes testit të ADN-së. Ndërsa autori i dyshuar 18 vjeçari Devis Hoti, kishte gërvishtje në fytyrë dhe gjymtyrë,ndërsa doli para tolgave të zeza të Korçës, mëngjesin e sotëm.

Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për autorin e dyshuar, ndërsa avokati i tij ka kërkuar masën 'arrest shtëpie'.

8128f2849a112907db9adba276383872_L.jpg

18 vjeçari i dyshuar si vrasësi i Flamur Duçit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vonesat për pagat e punonjësve/ PD i përgjigjet kryebashkiakut të Tropojës: Jeni i paaftë, gjeni kohë për propagandë dhe jo për menaxhimin e fondeve
Moti i keq përfshinë edhe Gjirokastrën, bllokohen rrugët nga rrëshqitja e dherave »
Article Logic
Execution time: 0.012671947479248
array(1) { ["section"]=> string(115) "viktima-kishte-ne-dore-fije-floku-dalin-detajet-e-para-te-hetimeve-nga-vrasja-e-pronarit-te-lokalit-ne-korce-190070" }