Viktimat e 21 janarit u shpallën ‘Dëshmorë Atdheu’, Vasili sulmon Ramën: Atë që qëlloi e bëre kryetar bashkie, çfarë përshtirosje!

Publikuar tek: politike, më 15:14 21-01-2021 Viktimat e 21 janarit u shpallën ‘Dëshmorë Atdheu’, Vasili sulmon Ramën: Atë që qëlloi e bëre kryetar bashkie, çfarë përshtirosje! Agron Malaj

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë për mediat bëri me dije se 4 viktimat e 21 janarit 2011 u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”.

Ndërkohë ka reaguar lidhur me këtë lajm dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes një shënimi në facebook, ka sulmuar Ramën duke e quajtur pështirosje gjithë këtë.

Ai i kujton popullit shqiptar, se Agron Malajn që ishte pjesë e grupit të zjarrit në 21 janar, Rama e bëri në 2014 drejtor OSHEE-je, në 2014 kryetar të PS dhe më pas kryetar Bashkie të Matit.

Reagimi i plotë

Edi Rama me pare ben Kryetar ata, qe qelluan ne 21 janar se te shpalle deshmore viktimat!?

Edi Rama qe me nje vit pasi erdhi ne pushtet ne vitin 2014 beri Drejtor OSHE, ne vitin 2015  Kryetar PS dhe pastaj Kryetar Bashkie Mat, Agron Malajn pjestar te grupit te zjarrit ne 21  janar dhe te shkarkuar nga Saimir Tahiri per kete arsye, ndersa viktimat e 21 janarit i shpall Deshmore te Atdheut pas 8 vjetesh!? Dhe Edi Rama flet per 21 janarin, cfare peshtirosje!!

140671442_2547068055593011_8693589433535365986_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj apel drejtësisë, të vërë para përgjegjësisë urdhëruesit e vrasjeve të 21 janarit: Po na rikthehen si ofertë e re politike, por drejtësia e re duhet të japë një verdikt; më 25 prill mbështesim progresin, jo gjumin
»
Article Logic
Execution time: 0.012418031692505
array(1) { ["section"]=> string(131) "viktimat-e-21-janarit-u-shpallen-deshmore-atdheu-vasili-sulmon-ramen-ate-qe-qelloi-e-bere-kryetar-bashkie-cfare-pershtirosje-235859" }