Viktimat e Covid-19, Kokëdhima propozon ditë zie: Të ulim flamujt në gjysmështizë

Publikuar tek: politike, më 15:49 10-04-2020 Viktimat e Covid-19, Kokëdhima propozon ditë zie: Të ulim flamujt në gjysmështizë Koco Kokedhima

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, ka propozuar që në nderim të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën nga Covid-19 të ulen flamujt në gjysmështizë dhe të mbahet zi.

Deri më tani pandemia u ka marrë jetën 23 personave  në vendin tonë dhe disa shtetasve të tjerë shqiptarë që jetojnë në vende si Italia apo SHBA. "Nga Italia erdhën në Shqipëri 12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, që humbën betejën me COVID-19. Në SHBA deri më sot janë 9 shqiptarë të vdekur".

Shkruan Kokëdhima:

Të ulim flamujt në gjysmështizë!

Koço Kokëdhima

Pandemia u ka marrë jetën deri më sot 23 shtetasve shqiptarë në Shqipëri. Nga Italia erdhën në Shqipëri 12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, që humbën betejën me COVID-19. Në SHBA deri më sot janë 9 shqiptarë të vdekur.

Shumica prej tyre janë përcjellë për në banesën e fundit nga një grusht familjarësh ose në vetmi. Do të donim shumë t’u jepnim nderimet e duhura viktimave të pandemisë, por kushtet dhe masat për distancimin fizik nuk e lejojnë. Ndaj në emër të partisë ‘Zgjidhja’ propozoj që në nderim të të gjitha viktimave, Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë. Ngushëllime familjeve të viktimave!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092658996582031
array(1) { ["section"]=> string(86) "viktimat-e-covid-19-kokedhima-propozon-dite-zie-te-ulim-flamujt-ne-gjysmeshtize-202122" }