Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin u është përgjigjur akuzave për vilën luksoze përmes Maja Kocijancic, zëdhënëses së BE . E pyetur nga Panorama, ajo thotë se është bërë konform rregullave të BE-së.
REAGIMI:
Vendimi për të zgjedhur rezidencën e Kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë.
Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/ çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e Kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së.
Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në Janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim.