Vila disa milionëshe e Romana Vlahutin, Adriatik Llalla pyetet në Bruksel: Zyrtarët tuaj hetojini vetë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:48 09-02-2017 Vila disa milionëshe e Romana Vlahutin, Adriatik Llalla pyetet në Bruksel: Zyrtarët tuaj hetojini vetë

Ndryshe nga sa na paraqiten shpesh herë në media, zyrtarët e Bashkimit Europian ndodh që të jenë po aq të korruptuar sa edhe politikanët vendas dhe për këtë çështje është diskutuar në takimin që kryeprokurori Adriatik Llalla zhvilloi me drejtorin e OLAF, strukturë e Brukselit për hetimin e veprave penale të korrupsionit në radhët e zyrtarëve të vetë.

Në një intervistë për RTSH nga Brukseli, Llalla është pyetur nëse do të nis hetimi mbi abuzimin e fondeve të BE-së të përdorura për reformën në drejtësi, apo në rastin e diskutueshëm të vilës së ambasadores Vllahutin në Tiranë, por kryeprokurori shqiptar ka preferuar të mos jap një përgjigjje konkrete.

“Ajo është kompetencë vetëm e kësaj zyre të BE-së për të hetuar zyrtarët e vet mbi mënyrën se si i përdorin këto fonde”, ka thënë Llalla.

Ai ka sqaruar se: “OLAF është një ndër strukturat më të rëndësishme të Bashkimit Europian për hetimin e veprave penale të korrupsionit në radhët e zyrtarëve të vetë Bashkimit Europian. Përvoja e tyre është një përvojë, të cilën ne duam ta sjellim në Shqipëri. Gjetëm mbështetje tek zyra e OLAF për të vazhduar kontaktet në vijim, për të ardhur ata në Shqipëri dhe për të parë mënyrën se si mund të organizojmë një zyrë të tillë në prokurorinë shqipëtare.”

Sa i përket takimit me Prokurorin Federal të Belgjikës në vemendje ishin “Çështja Frroku”, “Çështja Balili” dhe korrupsioni në nivele të larta në Shqipëri.

Mardhënia e ashpërsuar, së fundmi, midis zoti Llalla me ambasadorin amerikan në Tiranë Lu, nuk është përmendur gjatë takimeve në Bruksel. Ndërkaq mësohet se janë diskutuar aspekte të posaçme lidhur me zbatimin e ligjit të “për dekriminalizimin” në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Guardia di Finanza dhe Policia e Shtetit mega-operacion: Zhdukin 1 ton drogë nga qarkullimi, pranga 2 shqiptarëve
Në Tiranë, 35 vjeçari i vjedh kartën e bankës vajzës bashkë me portofol dhe shkon ia boshatis në bankomat »
Article Logic
Execution time: 0.013400077819824
array(1) { ["section"]=> string(106) "vila-disa-milioneshe-e-romana-vlahutin-adriatik-llalla-pyetet-ne-bruksel-zyrtaret-tuaj-hetojini-vete-68177" }