VILA LUKSOZE te kompleksi i PAPULIT, reagon për herë të parë BASHA: Gënjeshtër e Edi Ramës

Publikuar tek: barometri, më 07:32 06-11-2019 VILA LUKSOZE te kompleksi i PAPULIT, reagon për herë të parë BASHA: Gënjeshtër e Edi Ramës Lulzim Basha / Projekt i një prej vilave në kompleksin Long Hill

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për lajmin se ka ndërruar banesë duke u zhvendosur te një prej vilave luksoze të ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, në periferi të Tiranës.

Basha e ka quajtur gënjeshtër të kryeministrit Edi Rama që sipas tij ka për qëllim të heqë vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e qeverisë së tij.

“Nuk ka gënjeshtër që mua më heq nga detyra ime, gënjeshrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe skandaleve të tij. Nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Jam në një tur takimesh nëpër Shqipëri me rininë për të diskutuar të vërtetën e hidhur, jo gënjeshtën e qeverisë,” u shpreh Basha.

Kryedemokrati komentoi edhe arrestimin e nipit të deputetit socialist Rrahman Raja, Redjan Rraja, i dyshuar si një nga atentatorët e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe Landi Muharremit.

“Një luftë bandash në pushtet, nevoje akute per zgjedhje te parakohshme. Kjo do arrihet duke duke bashkuar vullnetet pozitive të shqiptatëve. Nuk ka ndryshim pozitiv qe mund ta ndalë bashkëpunimi i qeverisë me krimin,” tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021985054016113
array(1) { ["section"]=> string(95) "vila-luksoze-te-kompleksi-i-papulit-reagon-per-here-te-pare-basha-genjeshter-e-edi-rames-184858" }