Vinçat rrëzoheh mbi shtëpi, 20 të plagosur në Holandë (Video)

Publikuar tek: bota, më 17:00 03-08-2015

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shkatërrimit të shtëpive të banuara nga dy vinça që po kryenin punime aty pranë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për persona të tjerë që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Dy vinçat e lartë ishin duke punuar për instalimin e një ure të re në momentin kur pesha e rëndë e pjesës metalike ka bërë që të rrëzohen mbi banesa.

Sipas mediave holandeze dyshohet për një të vdekur, ndërsa nuk dihet gjendja e shëndetësore e 20 të plagosurve. Ambulanca të shumta janë nisur në vendngjarje.

CLfed3pWoAATVZl.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019658088684082
array(1) { ["section"]=> string(64) "vincat-rrezoheh-mbi-shtepi-20-te-plagosur-ne-holande-video-17637" }