Viola Spiro në krahët e një mashkulli jashtë vendit, por Drini Zeqo ndodhet në Tiranë…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:06 29-12-2015 Viola Spiro në krahët e një mashkulli jashtë vendit, por Drini Zeqo ndodhet në Tiranë…

Pas puthjes së shkëmbyer në prapaskenën e “Dance with me”, në media pothuajse u zyrtarizua lidhja mes Viola Spiros dhe Drini Zeqos, pavarësisht se kjo u mohua nga ata të dy.

Megjithatë, miq të Violës dhe Drinit konfirmuan se mes tyre nuk kishte vetëm miqësi.

Por, Viola ka publikuar sot një foto ku shihet së bashku me një mashkull, i cili është i pamundur të identifikohet për shkak se ndodhet i kthyer me kurriz. Megjithatë, është e sigurtë se nëse ajo foto është bërë sot, mashkulli në fjalë nuk mund të jetë Drini Zeqo, pasi gazetari ndodhej sot i pranishëm në disa evente të zhvilluara në kryeqytet, ndërkohë pamja tregon se Viola nuk ndodhet në Shqipëri.

Gjithsesi, pritet të shihet se si do të vazhdojë kjo ‘telenovelë’ e re.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021170139312744
array(1) { ["section"]=> string(90) "viola-spiro-ne-krahet-e-nje-mashkulli-jashte-vendit-por-drini-zeqo-ndodhet-ne-tirane-28755" }