VIP-at çojnë fëmijët e tyre në shkollë. Njihuni me brezin e së ardhmes... (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:34 14-09-2015 VIP-at çojnë fëmijët e tyre në shkollë. Njihuni me brezin e së ardhmes... (FOTOT) Gazetari Artur Nura dhe bashkëshortja e tij në oborrin e shkollës

E thënë ndryshe, këta janë personazhe të rëndësishëm publikë, e në mos të rëndësishëm, të njohur janë me domosdo. Megjithatë, më të rëndësishëm por më pak të njohur janë fëmijët e tyre në këtë ditë. Ne sjellim disa prej tyre në ditën e parë të shkollës ku do të veçonim gazetarin Artur Nura dhe bashkëshorten e tij. Ata, gjendur mes fëmijëve në oborrin e shkollës, janë ndjerë ndoshta nostalgjikë dhe kanë vendosur mos t’u bëjnë foto fëmijëve por vetes së tyre. Një selfie mes fëmijësh del gjithnjë e bukur.

Këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi ka çuar sot në ditën e parë të shkollës, djalin e tij Roelin, dhe teksa poston këtë foto , uron edhe nxënësit e tjerë: "Me punë dhe këmbëngulje, me sakrifica dhe rezultate, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë vit shkollor”!

Edhe Julian Deda nuk mund të mungonte në ditën e parë të shkollës për fëmijët e tij. Aktori i humorit na njeh me Reinan dhe Mateon “ : Ty bija ime suksese pafund dhe mos harro se dija është pasuria më e madhe që mund të kesh. Ty biri im, paç këmben e mbarë në ditën e parë të shkollimit tënd. Mbaji mend mirë këto momente të para të klases së parë, sepse pikërisht këtu nis gjithçka. Ketu nis rruga e gjatë dhe e bukur e ndërtimit të njeriut, rrugë të mbarë. Kam diçka edhe për prindërit dhe punën e tyre të vështirë. Suksese fëmijëve tuaj nëpër shkolla kudo në çdo cep të vendit. Durim dhe përkushtim”, këshillon Deda fëmijët e tij.

Daors, është djali i Ornela Bregut. Moderatorja e ka shoqëruar të birin për herë të parë në shkollë dhe nuk ka harruar të bëjë edhe urimin për fëmijët e tjerë.

“Klasa e parë! Suksese të gjithë femijevë”, shkruan Bregu.

Dhe ëmbëlsira për në fund...Kaltrina e cila me siguri sot më shumë se kurrë ka ndjerë mungesën e të atit.

Kaltrina, vajza e të ndjerit doktor Flori dhe Blerina Kondit ka shkuar sot në shkollë dhe është pikërisht e ëma ajo e cila e uron veçanërisht : “Vit të mbarë lulja ime”.

Edhe newsbomb.al i uron vit të mbarë lules Kaltrinë, e gjithë luleve e karajfilave në gjithë Shqipërinë.

{gallery}Femijet{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027541160583496
array(1) { ["section"]=> string(81) "vip-at-cojne-femijet-e-tyre-ne-shkolle-njihuni-me-brezin-e-se-ardhmes-fotot-20721" }