‘Vipat e Bllokut’ i publikojnë foton Viola Spiros, revoltohet keq nëna e saj: Lëreni rehat çupën time

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:22 30-12-2016 ‘Vipat e Bllokut’ i publikojnë foton Viola Spiros, revoltohet keq nëna e saj: Lëreni rehat çupën time

Moderatorja e njohur Viola Spiro e ka gjetur veten sot në faqen ‘Vipat e Bllokut’.

E gjithë kjo për shkak të rregullimit të dhëmbëve.

Por, menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje ka reaguar nëna e saj e cila nëpërmjetë një komenti kërkon ta lënë rehatë vajzën e saj pasi vetëm dhëmbët ka rregulluar.

Reagimi i plotë:

“Lereni rehat cupen time, vetem dhembet ka rregulluar pak, mishin e dhembeve sic ia ka bere Zoti dhe une i ka perseri dhe ju i beni njerezit me komplekse. Ju ia keni vene ne dukje kete gje si defekt, kur ne fakt aty e ka lezetin me shume , te buzeqeshja e vecante. E keni nxjerre edhe here tjeter kete foto, pasi e kish postuar vete cupa, pasi i kish rregulluar dhembet dhe e tha vete. Ju nxirrni ato qe kane bere vertet meqe trumbetoni se jeni te vertete, por jo t' beni njerezit me defekte ku nuk kane. Po ju them dicka qe me del nga zemra si nene, mos e trazoni kot vajzen time se eshte si e ka bere nene, sepse nuk ka nevoje per asnje nderhyrje, se i keni rene ne qafe kot, nese ka bere,gjilpera ju befshin, por meqe i bini ne qafe kot, ju befshin juve gjilpera, jo per plastike, po ndryshe....Ato qe ekzagjerohen i gjykoj edhe une, por perseri mendoj qe kane jeten e tyre dhe askush nuk ka te drejte t'i gjykoje, pervec vetes dhe Zotit.I kam rritur vajzat me besimin qe Bota ka njerez te mire dhe duhet ta duan jeten, por shume shpesh me shohin ne sy dhe i shoh qe i vuajne pasojat e perpjekjeve qe te jetojne ne kete Bote, qe eshte me shume armiqesore sesa miqesore dite pas dite. Dobesia eshte njerezore, por ligesia duhet te largohet nga zemrat tona, prandaj me falni nese mallkova, por njeri jam edhe une, Zoti na falte mua dhe juve!!!

viola_spiro.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020270109176636
array(1) { ["section"]=> string(103) "vipat-e-bllokut-i-publikojne-foton-viola-spiros-revoltohet-keq-nena-e-saj-lereni-rehat-cupen-time-64226" }