Virus në Kinë/ Përhapet me shpejtësi marramendëse, 3 të vdekur, 139 të infektuar

Publikuar tek: bota, më 10:52 20-01-2020 Virus në Kinë/ Përhapet me shpejtësi marramendëse, 3 të vdekur, 139 të infektuar

Është konfirmuar viktima e tretë nga shpërthimi i një virusi në Kinë, si dhe janë evidentuar 139 raste të reja të sëmundjes.

Virusi i ri i përket së njëjtës familje të virusit SARS, që shkakton Sindromën Akute të Frymëmarrjes, e cila vrau rreth 800 njerëz në vitet 2002-2003.

 Autoritetet kanë deklaruar se virusi është përhapur në shumë qytete.

 Rrezik i konsiderueshëm për përhapjen e mëtejshme të virusit është edhe Viti i Ri Hënor, ku pritet që qindra milionë kinezë të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit për të festuar.

Nga ana tjetër, komisioni shëndetësor Daxing në kryeqytetin Pekin, ka konfirmuar dy raste të reja të virusit, ndërsa komisioni shëndetësor i provincës jugore të Guangdong konfirmoi një rast në Shenzhen.

Rastet janë raportuar për herë të parë jashtë qytetit të Wuhan ku virusi ka dhe origjinën.

 Së fundmi, dy raste të virusit janë evidentuar në Tajlandë, një në Japoni dhe një në Korenë e Jugut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035775184631348
array(1) { ["section"]=> string(84) "virus-ne-kine-perhapet-me-shpejtesi-marramendese-3-te-vdekur-139-te-infektuar-192574" }