Virusi kinez ‘tremb’ amerikanët/ SHBA tërheq nga Wuhan diplomatët dhe qytetarët e saj

Publikuar tek: politike, më 14:48 25-01-2020 Virusi kinez ‘tremb’ amerikanët/ SHBA tërheq nga Wuhan diplomatët dhe qytetarët e saj

Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga ana e SHBA e cila ka tërhequr diplomatët dhe qytetarët e saj nga qyteti Wuhan, vend ku shpërtheu koronavirusi kinez i cili i ka marrë jetën 41 personave deri më tani.

 

Ditën e nesërme, SHBA do të nisë vënien në zbatim të menjëhershme të masave duke nisur evakuimin e diplomatëve nga qyteti i Wuhan.

Mësohet se janë jo pak, por rreth 1000 amerikanë të cilët jetojnë në qytetin ku virusi ka dhe origjinën.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane ka deklaruar gjithashtu se urdhri u dha për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të ri, problemeve logjistike të shkaktuara nga mbyllja e sistemit të transportit publik dhe spitaleve të mbingarkuara në qytet.

Kujtojmë se krahas bilancit prej 41 personash dhe 1287 të prekurve në Kinë, ky virus është përhapur tashmë edhe në Europë. Ka qenë Franca ajo e cila ka ngritur alarmin e kuq duke konfirmuar tra rastet e para të identifikuara zyrtarisht në kontinentin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022984027862549
array(1) { ["section"]=> string(89) "virusi-kinez-tremb-amerikanet-shba-terheq-nga-wuhan-diplomatet-dhe-qytetaret-e-saj-193123" }