'Virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale', Boris Johnson komunikon masat e reja: Është po aq i rrezikshëm sa në Pranverë

Publikuar tek: bota, më 20:22 22-09-2020 'Virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale', Boris Johnson komunikon masat e reja: Është po aq i rrezikshëm sa në Pranverë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johson në një konferencë për media ditën e sotme teksa ka thënë se virusi po përhapet me shpejtësi, ka njoftuar edhe masat e reja për të bërë të mundur parandalimin e Covid-19.

Johnson ka njoftuar masat e reja si: mbyllja e  pubeve dhe restoranteve në orën 22:00, ndalimi i aktiviteteve sportive pas 31 tetorit.

Ndër të tjera ai ka thënë se gjobat do të rriten dhe ajo e mbajtjes së maskës do të shkojë deri në 200 paund.

“Nuk dua që të cënoj lirinë e askujt, por nëse nuk marrim këto masa rrezikojmë që më mbrapa të shkojmë në masa më të ashpra. Virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale, numri i vdekjeve është ngritur tashmë dhe kemi një numërv të lartë të të infektuarve siç kemi pasur në pranverë. ”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010780096054077
array(1) { ["section"]=> string(126) "virusi-po-perhapet-ne-menyre-eksponenciale-boris-johnson-komunikon-masat-e-reja-eshte-po-aq-i-rrezikshem-sa-ne-pranvere-221291" }