Virusi vdekjeprurrës mbërrin në Europë, regjistrohen dy rastet e para

Publikuar tek: bota, më 21:30 24-01-2020 Virusi vdekjeprurrës mbërrin në Europë, regjistrohen dy rastet e para Ekipet e emergjencave kontrollojnë banorët për shenja të virusit

Koronavirusi vdekjeprurrës kinez ka mbërritur tashmë në Europë, regjistrohen dy rastet e para në Francë.

Sipas autoriteteve franceze, një pacient është shtruar në spital në Paris, ndërsa një tjetër po mbahet në karantinë në periferi të qytetit Bordo. Të dyja janë raste të konfirmuara me virusin Wuhan.

Konfirmimi vjen vetëm pak çaste pasi u përhap lajmi se në në aeroportin Charles de Gaulle ishte futur në karantinë një aeroplan ku dyshohej se kishte një person të infektuar me virusin, raporton newsbomb.al.

Në një konferencë për media, ministri francez i Shëndetsisë Agnes Buzyn tha se këto janë dy rastet e para të virusit në Europë. Ai shtoi se ka gjasa që numri i rasteve të rritet në të ardhmen.

LEXO EDHE: Çfarë është koronavirusi vdekjeprurrës “Wuhan”? I ngjashëm me SARS dhe MERS, ja simptomat

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071320533752441
array(1) { ["section"]=> string(75) "virusi-vdekjeprurres-mberrin-ne-europe-regjistrohen-dy-rastet-e-para-193058" }