Virusi vdekjepurës në Kinë/ Ambasadori Belortaja me maskë mbrojtëse në fytyrë këshillon shqiptarët: Kontaktet me kinezët i shtyni për më vonë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 25-01-2020 Virusi vdekjepurës në Kinë/ Ambasadori Belortaja me maskë mbrojtëse në fytyrë këshillon shqiptarët: Kontaktet me kinezët i shtyni për më vonë

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja, ka reaguar në lidhje me virusin vdekjeprurës koronavirusi që ka prekur 1287 persona në shtetin kinez.

Përmes një statusi në 'Facebook', ai shprehet se ky virus po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete.

Sipas Belortajas, autoritetet dhe mjekësia në Kinë po punojnë heroikisht.

Ambasadori këshillon që derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën, shqiptarët t'i shtyjnë për më vonë.

Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 41 dhe është përhapur edhe në Europë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez.

Stausi i plotë:

Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar. Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Autoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070350170135498
array(1) { ["section"]=> string(146) "virusi-vdekjepures-ne-kine-ambasadori-belortaja-me-maske-mbrojtese-ne-fytyre-keshillon-shqiptaret-kontaktet-me-kinezet-i-shtyni-per-me-vone-193089" }