Visar Zhiti i shkruan lushnjarëve për Kongresin dhe shpalljen ‘Qytetar Nderi’: Lushnja më mbajti e më priti edhe kur më internuan, aty botova librat e mi të parë (E plotë në brendësi)

Publikuar tek: kulture-art, më 19:59 23-01-2021 Visar Zhiti i shkruan lushnjarëve për Kongresin dhe shpalljen ‘Qytetar Nderi’: Lushnja më mbajti e më priti edhe kur më internuan, aty botova librat e mi të parë (E plotë në brendësi) Visar Zhiti

Shkrimtari i njohur Visar Zhiti i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkisë së Lushnjës dhe bashkëqytetarëve të tij, me rastin e 101-vjetorit të një prej ndodhive më të rëndësishme të Shqipërisë, Kongresit të Lushnjës.

Zhiti është shpallur “Qytetar Nderi” i Lushnjës, e nga larg, përtej oqeanit, shprehet i emocionuar dhe i nderuar për këtë vlerësim, por i trishtuar që nuk mund të jetë pranë të gjithëve në një ditë kaq të shënuar.

Ai kujton vitet e rinisë, shkollimit dhe rritjes profesionale, e me shumë dashuri ia atribuon këto merita qytetait të vogël të Lushnjës.

PËRSHËNDETJA E SHKRIMTARIT DËRGUAR KRYETARIT TË BASHKISË DHE KËSHILLIT TË BASHKIAK

I dashur Kryetar i Bashkisë së Qytetit tonë, Zoti Fatos Tushe! Të dashur anëtarë të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, të dashur bashkëqytetare e bashkëqytetarë!

Sot është dita e Kongresit të madh të Lushnjës, aq jetik për Atdheun, që 101 vite më parë u mblodh aty ku jeni mbledhur ju tani, për ta përkujtuar. Nga këtu doli një qeveri e re e patriotëve që do ta shpëtonte Vendin nga një copëtim tjetër dhe ky Kongres ka hyre në lavdinë e historisë kombëtare si “Pavarësia e Dytë” e Shqipërisë. Me këtë rast ju do të shpallni, si dhe më parë, “Qytetar Nderi” të tjerë, mes të cilëve është dhe emri im. Jam i emocionuar. Jemi ne të nderuar nga Lushnja jonë, e dashur dhe mikpritëse. Do të doja shumë të isha mes jush, por jam shumë larg, përtej oqeanit, në SHBA, atje ku kongresistët e Lushnjes, me një largpamësi mahnitëse, shihnin shpetimtarin e Shqipërisë dhe nga këtu qytetarët e Lushnjës, 101 vjet më parë, i dërguan një letër historike, apel, Presidentit Ëilson, në emër të të gjithë shqiptarëve, firmosur nga Kryetari i atëhershëm.

E parandjenë që Shqipërisë do t’i duhej miqësia dhe aleanca me Amerikën, që do të bëhej realitet. Nderime Lushnjës! Unë në Lushnjë kolova fëmininë time dhe rininë e parë. Lushnja na deshi dhe na mbajti mirë. Tim atë, Hekuran Zhiti, e bëri prapë mësues, aktor të Teatrit të Estradës së Lushnjës, që në themelim, i dha njohje gjithandej, e bëri dhe “Qytetar Nderi” dhe një rruge i vuri emrin e Tij. Ai ka shkruar në Lushnjë dramën e vetme të Kongresit të madh. Dhe unë shkrimet e para i nisa në Lushnjë. Mbasi mbarova gjimnazin, Lushnja më dërgoi në shkollë të lartë. Kudo ku kam qenë dhe jam, them si përherë: jam dhe lushnjar.

Më deshi dhe në kohë të vështira, më dha miq e shokë, më mbrojti, dënimi im në diktaturë më ka ndodhur larg Lushnjës, më priti dhe kur u ktheva nga burgu. Me qytetarë të tjetë së bashku u hodhëm në lëvizjen për liri dhe demokraci të vendit. Lushnja më bëri dhe deputet, nga Lushnja botova librat e parë, në Lushnjë kemi kryer veprimtari të ndryshme social-kulturore dhe, edhe kur kam qenë me punë jashtë vendit në ambasadat tona, jam përpjekur të bëj dhe kam bërë për të rinjtë lushnjarë, për shkollat, autorët e Lushnjës, etj. Në krijimtarinë time si shkrimtar gjithmonë ka “Lushnjë” e do të ketë. E them per mirenjohje. Lushnja nuk është vetëm vendi i bujqëve dhe fermerëve të mirë, i agronomëve dhe biznesmenëve, por dhe qyteti i artisteve të njohur, poetë, shkrimtarë, piktorë, muzikantë, këngëtarë, sportistë, historianë, shkencëtarë, etj. Nderim atyre!Lushnja, mes shumë virtyteve, na ka dhënë dhe atë të modestisë. Vetem desha t’ju falenderoj dhe uroj nga larg, nga Chicago, por dhe nga afër, nga zemra, gjithë të mirat juve dhe Lushnjës tonë dhe Kongresit - përjetësi!

Gjithmonë pranë jush, me dashuri, bashkëqytetari juaj , Visar Zhiti Illinois, Roselle, 20 janar 2021 **.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EMOCIONON Dhimitër Anagnosti në 85 vjetor: Në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi se sheh më shumë brenda vetes, sesa jashtë saj (E PLOTË NË BRENDËSI)
»
Article Logic
Execution time: 0.012575149536133
array(1) { ["section"]=> string(184) "visar-zhiti-i-shkruan-lushnjareve-per-kongresin-dhe-shpalljen-qytetar-nderi-lushnja-me-mbajti-e-me-priti-edhe-kur-me-internuan-aty-botova-librat-e-mi-te-pare-e-plote-ne-brendesi-236135" }