Visar Zhiti rrëfen MOMENTET më të dhimbshme: Si reaguan nxënësit kur më arrestuan

Publikuar tek: aktualitet, më 15:54 31-05-2019 Visar Zhiti rrëfen MOMENTET më të dhimbshme: Si reaguan nxënësit kur më arrestuan

Poeti i njohur Visar Zhiti ka rrëfyer takimin me nxënësit e tij kur u burgos nga regjimi komunist.

Në një aktivitet të organizuar nga Instituti i Studimeve Politike, shkrimtari është kthyer pas në kohë dhe ka cekur atë pjesë të vështirë të jetës së tij, kohën kur u persekutua për një poezi.

Ai tregoi reagimin e nxënësve të tij, të cilët kishin zbritur nga fshati për të parë mësuesin e tyre, ndërkohë që njëri prej tyre i bëri me gjest shenjës e grushtit për t’i thënë qëndro i fortë.

‘U arrestova për poezi, kisha bërë ca poezi që për kohën dukeshin të trishta, nuk lejohej të ishe i trishtuar, duhej të gëzoheshe me detyrim. Sipas aktekspertizuesve, ishin edhe ata poetë, kishin një gjuhë metaforike që të linin të nënkuptoje se ishin edhe ata kundër regjimit.

Pashë nëj nga të akuzuarit dhe dy policë anash, shikoj një rrjesht me nxënësit e mi, kishin zbritur nga fshati të gjithë kokëulur. Ishte shumë e dhimshme dhe për mua që shikoja nxënësit dhe u gëzua shumë, kuptoi që mësuesi kupton, është gjallë akoma nga torturat dhe i lajmëroi menjëherë shokët dhe ma bëri me shenjë, ma bëri me sy. Nuk duket, këtë nuk e ka historia dhe as ka për të hyrë në histori, por janë pikërisht ato gjestet njerëzore që na bëjnë njerëz, që na bëjnë t’i japim vlerë jetës dhe kuptim. Dhe nxënësit pastaj po më shikonin, diku aty dikush pranë, njëri më kujtoi, bëri me gjest shenjën e grushtit, më tha qëndro me atë shenjë’, rrëfeu Zhiti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia Rrugore me dorë të hekurt, 273 gjoba në Fier, bllokohen 10 automjete (VIDEO)
Vodhën 5 automjete brenda një viti në Tiranë, arrestohen 2 persona »
Article Logic
Execution time: 0.011243104934692
array(1) { ["section"]=> string(87) "visar-zhiti-rrefen-momentet-me-te-dhimbshme-si-reaguan-nxenesit-kur-me-arrestuan-166435" }