Viti i ri akademik, Veliaj: Sot nis një tjetër ‘maratonë’, suksese dhe vit të mbarë

Publikuar tek: politike, më 17:38 16-10-2017 Viti i ri akademik, Veliaj: Sot nis një tjetër ‘maratonë’, suksese dhe vit të mbarë

Sot nisi viti i ri akademik 2017-18. Të gjitha universitetet hapën dyert për të mirëpritur maturantët që rezultuan fitues në degët që aplikuan.

Përmes një postimi në Facebook, Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka uruar studentëve suksese për vitin e ri akademik, të cilët do të gjallërojnë edhe më shumë jetën e kryeqytetit.

“Pas super Maratonës së Tiranës dje, sot nis një tjetër ‘maratonë’, ajo e vitit të ri akademik. Shumë suksese dhe vit të mbarë”, shkruan Veliaj.

Studentët që vijnë nga rrethet dhe qëndrojnë në konvikte do të kenë mjaft lehtësira nga bashkia të përfshira në një paketë orientimi.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë këtë vit një nismë të re për subvencionimin e kompanive që punësojnë studentë praktikantë, për t’i paguar me rrogë bazë 3 - 6 muaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011103868484497
array(1) { ["section"]=> string(84) "viti-i-ri-akademik-veliaj-sot-nis-nje-tjeter-maratone-suksese-dhe-vit-te-mbare-96097" }