Viti i ri shkollor, Beqja zbulon një nga skenarët e mundshëm se si do të zhvillohet mësimi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:46 12-08-2020 Viti i ri shkollor, Beqja zbulon një nga skenarët e mundshëm se si do të zhvillohet mësimi

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka folur mbi situatën e krijuar nga pandemia dhe mbi rritjen që kanë pësuar shifrat nga Covid-19 gjatë javëve të fundit.

Beqja është pyetur nga gazetarja e ‘abcnews’ se çfarë do ndodhë me shkollat në shtator, duke sjellë si shembull Amerikën, e cila do t’i hapë shkollat.

Ai ka zbuluar një nga skenarët e mundshëm duke thënë se mund të zhvillohen 2 ditë në shkollë dhe tre ditë online.

Ndër të tjera ai është shprehur se si do që të merret vendimi duhet të tregohen të kujdesshëm nxënësit e klasës së 9-të dhe maturantët.

“Një alternativë do të ishte mësimi të zhvillohej 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë online. Si do të vendoset duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nxënësit e klasës së 9-të dhe maturantët,” është shprehur Beqja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00990891456604
array(1) { ["section"]=> string(96) "viti-i-ri-shkollor-beqja-zbulon-nje-nga-skenaret-e-mundshem-se-si-do-te-zhvillohet-mesimi-216945" }