Viti i Skënderbeut, Meta jep një mesazh për të gjithë: Qëndresa e tij solli mbijetesën tonë si komb

Publikuar tek: politike, më 22:24 17-01-2018 Viti i Skënderbeut, Meta jep një mesazh për të gjithë: Qëndresa e tij solli mbijetesën tonë si komb

Ditën e sotme presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në eventin përmbyllës të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti.

Në fjalën e tij gjatë këtij eventi Meta tha se ky vit i përkujtimit të Skënderbeut duhet të jetë një vit drejt integrimit tonë si komb përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike.

Qëndresa e Skënderbeut solli mbijetesën tonë si komb. Ju arbëreshët e Skënderbeut, vëllezërit tanë arbëreshë që jeton në Kalabri e Sicili e deri në Argjentinë meritonin një nderim të veçantë. Ju e mbajtët të gjallë jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit. Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë. Kjo do jetë e mundur përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike për ta kthyer 2018 në një vend të sigurtë për të ardhmen europiane të vendit,”- tha presidenti Meta gjatë kësaj ceremonie. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013704061508179
array(1) { ["section"]=> string(104) "viti-i-skenderbeut-meta-jep-nje-mesazh-per-te-gjithe-qendresa-e-tij-solli-mbijetesen-tone-si-komb-106946" }