Vitin i ri akademik, Malaj ngre alarmin: Disa nga degët shencore të mësuesisë do mbyllen, këmbanat po bien

Publikuar tek: politike, më 22:03 16-09-2019 Vitin i ri akademik, Malaj ngre alarmin: Disa nga degët shencore të mësuesisë do mbyllen, këmbanat po bien Ish-ministrja e LSI Nora Malaj

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj thotë se me fillimin e vitit të ri akademik disa nga degët shkencore të mësuesisë do të mbyllen.

E ftuar në RTV Ora, Malaj shtoi se Qeveria Rama është përgjegjësja kryesore për gjendjen ku ndodhet arsimi. Sipas Malaj, nga rezultatet e maturës së këtij, ato të gjuhës shqipe ishin “dramë”

“Qeveria Rama është përgjegjësi kryesor për atë që po ndodh me arsimin. Të gjithë ne jemi pjesë e kësaj përgjegjësie, gjithsecili nga ne produktin që bën apo forcën për t'i qëndruar fort deri në fund dhe për të bërë atë që quhet oponencë konstruktive për t'i dhënë zgjidhje problemeve. Kambanat e alarmin kanë filluar që të bien që tani. Kur të fillojë viti akademik në universitete ju do të shikoni sesa nga degët e mësuesisë do të mbyllen.

Degët e mësuesisë që janë në dhimbjen më të madhe do të jenë ato të drejtimit shkencor, atë për të cilën në kemi jashtëzakonisht shumë nevojë dhe të drejtimit të formimit të plotë të nxënësit. Pasi nga rezultatet e fundit të maturës shtetërore të sivjetshme unë vura re që në gjuhën angleze rezultatet e tyre ishin shumë të mira, kurse në gjuhën shqipe ishin një dramë e madhe. Ndërkohë që mos harrojmë që ne nuk kemi prekur bazën e sistemit të arsimit që fillon nga fëmijëria e hershme deri tek fëmijëria e vonë që është sistemi i çerdheve dhe deri tek kopshtet”, u shpreh Nora Malaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028555154800415
array(1) { ["section"]=> string(110) "vitin-i-ri-akademik-malaj-ngre-alarmin-disa-nga-deget-shencore-te-mesuesise-do-mbyllen-kembanat-po-bien-178698" }