Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Kukësit, ku ka inspektuar punimet në Spitalin e ri Rajonal si dhe ato në aeroportin e ri. Vitin tjetër do të ulet avioni i parë ‘Low Cost’ në Kukës.
Lajmin e ka bërë me dije Rama dhe Balluku gjatë inspektimit të punimeve të aeroportit, shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Safet Gjici. Ndërkohë nuk munguan as batutat mes këtij të fundit dhe kryeministrit.
Rama: Mezi po pres t’i ulim ata nga Lodra, që më shajnë gjithës kohës, vdes për ata londinezët e Kukësit, që t’i sjell njëher këtu, tak.
Gjici: Jo ata thonë, ai është hero Kombëtar, akoma nuk e besojnë..
Rama: Jo mo s’ka nevojë për heroizma, mjafton nënën të ma lenë rehat...