Vizat amerikane/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për të shmangur radhët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:35 13-06-2019 Vizat amerikane/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për të shmangur radhët

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që kërkojnë viza amerikane.

'Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale. Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë', thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

64656700_10156434991110838_3814256332685443072_n.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02336311340332
array(1) { ["section"]=> string(82) "vizat-amerikane-ambasada-ben-njoftimin-e-rendesishem-per-te-shmangur-radhet-168036" }