Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar të gjithë qytetarët shqiptarë se çfarë duhet të kenë parasyshë para se të udhëtojnë drejtë SHBA.
Ambasada kërkon të respektohen të gjitha kushtet e vizës, që të mos ketë penalitete.
“Ju uroj një të enjte të këndshme! Uroj të jeni duke bërë plane të mrekullueshme për pushimet verore! Një kujtesë përpara se të udhëtoni: respektoni kushtet e vizës tuaj amerikane. Të punosh me një vizë turistike, apo të qëndrosh më tepër nga sa jeni autorizuar konsiderohet keqpërdorim i vizës, siç është edhe qëndrimi përtej afatit të autorizuar në Programin Veror të Punësimit. Keqpërdorimi i vizës ka pasoja të rënda – ju mund të mos keni më të drejtë që të udhëtoni përsëri në SHBA. Ju uroj udhëtime verore të mbara dhe të gëzueshme!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.