Vizat, zbardhet raporti: Mafia shqiptare e drogës s'duhet të strukturohet në Holandë

Publikuar tek: bota, më 17:57 21-08-2017 Vizat, zbardhet raporti: Mafia shqiptare e drogës s'duhet të strukturohet në Holandë

Shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze, ky është shqetësimi kryesor i Holandës në raportin që kërkon rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet e fundit në Holandë, dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me prokurorine Holandeze ka këshilluar Qeverine për të pezulluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë, thuhet në raportin holandez të siguruar nga ABC News.

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kannabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezence të madhë te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cillët perdorin portet holandeze për të ikur illegalisht në Angli. ”

Kjo mbështetet dhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantët e drogës dhe ata njerëzorë që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë destinuar si rreziku më i serioz për rendin publik në Holandë.

Sipas Polcisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhjë me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Shqiptarët janë të implikuar kryësisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave.

Një faktor shqetësues i Policisë Holandezë është që në Shqipëri është relativisht e lehte të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gje që sipas raportit është bëre nga rreth 700.000 në Shqipëri. Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka berë ndryshime në identitet, gje që vështirëson punën e Policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të behët në një menyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.

Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e krimineve shqiptarë në Holandë është lehtesuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsyje duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsyje është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eklipsi i plotë i diellit ka filluar tani, miliona njerëz mblidhen për të parë spektakël
E frikshme/ Ja çfarë ndodhë nëse Koreja e Veriut shpërthen bombën bërthamore në Amerikë »
Article Logic
Execution time: 0.012476921081543
array(1) { ["section"]=> string(88) "vizat-zbardhet-raporti-mafia-shqiptare-e-droges-s-duhet-te-strukturohet-ne-holande-89752" }