VIZITA E EVROPIANËVE/ Juncker, Mongherini e Hahn të shtunën në Tiranë: Do propozojmë hapjen e negociatave me BE (GJERMANIA NGURRON)

Publikuar tek: politike, më 17:33 23-02-2018 VIZITA E EVROPIANËVE/ Juncker, Mongherini e Hahn të shtunën në Tiranë: Do propozojmë hapjen e negociatave me BE (GJERMANIA NGURRON)

Me një sinjal të qartë që blloku të zgjerohet, Presidenti Jean Claude Juncker dhe përfaqësuesja e lartë Federica Mongherini, dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn do të bëjnë një vizitë në dy vendet, ashtu sikurse edhe në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Malin e Zi dhe Kosovë, javën që vjen, shkruan express.co.uk.

Lëvizja e tyre provon mbështetjen edhe për disa vende të ndara të BE, përfshirë Gjermaninë ngurruese, apo Hungarinë, që kërkon të shohë procesin e përshpejtuar.

Johannes Hahn u shpreh për Die Welt: “Komisioni Evropian do të rekomandojë së shpejti për vendet anëtare, ndoshta gjatë verës, për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe ish-republikën jugosllave të Maqedonisë. Ne besojmë se të dy vendet kanë bërë reformat ë rëndësishme dhe janë të kualifikuara për këtë hap. Shqipëria ka bërë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar” tha ai.

Ballkani perëndimor më së shumti kuptohet me vendet e ish-Jugosllavisë, minus Sloveninë, plus Shqipërinë.

Rekomendimet e komisionit janë pararendëse për vendet e BE për të hapur negociatat. Shqipëria ka qenë një vend kandidat për anëtarësim që në 2014, ndërsa Maqedonia që në 2005.

Komentet e zotit Hahn u bënë pasi doli në dritë strategjia e Komisionit për vendet e Ballkanit, në të cilën është përcaktuar edhe ideja e pranimit të Serbisë dhe Malit të zi në 2025, për të cilën ai tha: kjo është një datë orientuese, por jo një garanci. “Kjo detyron vendet e Ballkanit, por gjithashtu edhe BE, për të marrë seriozisht anëtarësimin, që është premtuar prej vitesh”.

Ai shtoi gjithashtu se kushtet paraprake politike, ekonomike dhe kushtetuese do të duhet të jenë në vend të parë dhe me datën 2025 krijohet një presion pozitiv për rajonin.

Ai sqaroi: “Negociatat për anëtarësim janë një process që na japing një sinjal të fortë për të lancuar zhvillime substanciale në Ballkanin perëndimor, duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe një ekonomi konkurruese”.

Të gjashtë vendet e Ballkanit u ishte premtuar anëtarësimi në 2003 por procesi u shty si pasojë e shqetësimeve që nuk ishte bërë sa duhet për të arritur kushtet e nevojshme.

Zoti Juncker, Mongherini dhe zoti Hahn do të fillojnë turin e tyre në Shkup të Maqedonisë dhe në Tiranë të shtunën, përpara se të lëvizin drejt Beogradit, Podgoricës, Sarajevës e Prishtinës përpara mbylljes në kryeqytetin bullgar Sofie ku do të kenë një drekë pune me kryeministrin bullgar Boyko Borissov dhe liderët e vendeve të ballkanit perëndimor. Ata do të diskutojnë strategjinë e zgjerimit të BE me të gjashtë vendet.

Komisioni ka planifikuar edhe rritjen e fondeve për Asistencën Pre-Accession deri në 2020, dhe gjatë atij viti ata do të shpenzojnë 940 milionë paund për këtë lloj asistence.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013714790344238
array(1) { ["section"]=> string(133) "vizita-e-evropianeve-juncker-mongherini-e-hahn-te-shtunen-ne-tirane-do-propozojme-hapjen-e-negociatave-me-be-gjermania-ngurron-111227" }