Vizita e Grenell në Kosovë, Ambasada Amerikane: Duhen zgjidhur pikat e konfliktit në rajon

Publikuar tek: rajon, më 18:30 10-10-2019 Vizita e Grenell në Kosovë, Ambasada Amerikane: Duhen zgjidhur pikat e konfliktit në rajon Ambasada Amerikane ne Kosove

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë detaje pas vizitës së ambasadorit Richard Grenell në Prishtinë dhe Beograd gjatë ditës së djeshme edhe sot.

 

Me anë të një kumteses nga Ambasada Amerikane është bërë me dije se Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

Ndërsa gjatë vizitës në Beograd mësohet se ambasadori Grenell ka takuar presidentin serb, Aleksander Vucic dhe kryeministren, Ana Bernabiç.

Komunikata e plotë e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë:

Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist.

Administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme.

Qëllimi është për ti bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018775224685669
array(1) { ["section"]=> string(95) "vizita-e-grenell-ne-kosove-ambasada-amerikane-duhen-zgjidhur-pikat-e-konfliktit-ne-rajon-181543" }