Vizita e kryeministrit rus në Serbi, Medvedev: Premtoj mbështetjen e Moskës për Beogradin

Publikuar tek: rajon, më 21:52 19-10-2019 Vizita e kryeministrit rus në Serbi, Medvedev: Premtoj mbështetjen e Moskës për Beogradin Presidenti serb Aleksandar Vucic dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev

Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka takuar ditën e sotme në Beograd zyrtarë të lartë serb, përfshirë edhe presidentin Aleksandar Vuçiç.

Gjatë këtij takimi Medvedev i ka premtuar Serbisë mbështetjen e Moskës në çdo hap.

Kryeministri rus i bëri këto komente në një konferencë për shtyp në Beograd pas një manifestimi ushtarak me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga trupat sovjetike dhe jugosllave nga pushtuesit nazistë.

'Nuk do të flas shumë për çështjen e Kosovës. Ju e dini qëndrimin e Rusisë për Kosovën. Rusia këmbëngulë tek Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo që u kemi thënë gjithmonë miqve tanë serbë është se ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Ky do të jetë qëndrimi ynë në të ardhmen', ka thënë kryeministri rus.

Vizita e Kryeministrit Medvedev pasqyron marrëdhëniet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë, të cilat ndajnë lidhje të përbashkëta kulturore, fetare dhe historike.

Rusia ka ndihmuar Serbinë që të përmirësojë ushtrinë e saj edhe pse Beogradi kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Serbia mbetet aleati kryesor i Rusisë në Evropë dhe në Ballkan. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019727945327759
array(1) { ["section"]=> string(94) "vizita-e-kryeministrit-rus-ne-serbi-medvedev-premtoj-mbeshtetjen-e-moskes-per-beogradin-182736" }