Vizita e Macron në Beograd, mediat serbe: Mban anën e Serbisë në dialogun me Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 23:22 08-07-2019 Vizita e Macron në Beograd, mediat serbe: Mban anën e Serbisë në dialogun me Kosovën

Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të vizitojë Beogradin javën e ardhshme ku do të takohet me homologun serb Aleksander Vuçiç.

Një nga temat e rëndësishme në mes dy liderëve, do të jetë Kosova, por vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dhe rrugës europiane të Serbisë.

Gazeta 'Blic' thekson, se Macron nuk do të vizitojë asnjë vend tjetër të rajonit përveç Serbisë.

'Është e pritur që Vuçiç dhe Macron të flasin për dialogun Kosovë-Serbi, dhe heqjen e taksës, por e rëndësishme është që do diskutohet edhe integrimi evropian i cili është një prioritet', thotë burimi i ‘Blic’, nga qarqet diplomatike.

Po ashtu, të njëjtat burime thonë se Macron është aleat kryesor i Serbisë në problemin midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se lidershipi serb do ta përdorë atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068979263305664
array(1) { ["section"]=> string(89) "vizita-e-macron-ne-beograd-mediat-serbe-mban-anen-e-serbise-ne-dialogun-me-kosoven-171585" }