Vizita e Mike Pompeos në Ballkan, DASH: Mbështetje për Maqedoninë

Publikuar tek: bota, më 22:06 28-09-2019 Vizita e Mike Pompeos në Ballkan, DASH: Mbështetje për Maqedoninë Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi po pritet me shumë kureshtje, pasi po bëhet në prag të disa zhvillimeve të reja gjoepolitike.

Ky takim pritet që të ketë në fokus angazhimin e Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerimin e aleancës.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim.

DASH ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të përqendruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është në anën strategjike i rëndësishëm për vizionin e bashkimit, lirisë dhe paqes të Evropës.

Mësohet se në Maqedoninë e Veriut Pompeo do të zhvillojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski. Më herët Departamenti amerikan i Shtetit, njoftoi se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Vizitat janë planifikuar që të zhvillohen në periudhën nga data 1 deri më 6 tetor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012196063995361
array(1) { ["section"]=> string(70) "vizita-e-mike-pompeos-ne-ballkan-dash-mbeshtetje-per-maqedonine-180139" }