Vizita e ministrit grek Dendias/ PËRPLASJE mes policisë dhe protestuesve te Ministria e Jashtme, Idrizi: Rama është “Kali i Trojës”

Publikuar tek: aktualitet, më 10:16 20-10-2020 Vizita e ministrit grek Dendias/ PËRPLASJE mes policisë dhe protestuesve te Ministria e Jashtme, Idrizi: Rama është “Kali i Trojës”

Tensione mes protestuesve dhe policisë përpara Ministrisë së Jashtme, ku pritet të mbërrijë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Protesta është organizuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe disa organizata të tjera patriotike, por nuk u është miratuar leja nga policia për shkak të masave anti-Covid.

Ndërsa në një prononcim për media, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka thënë se do të vijojë protestën me çdo mënyrë, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se mblidhet sipas axhendave pa marrë parasysh masat anti-covid.

“Jam i detyruar që të bëj një prononcim të shkurtër për këtë që po ndodh, është shtetrrethim i vërtetë nga policia, ne kishim bërë kërkesë të bënim protestë paqësore që ti kujtonim palës greke të heqin ligjin e luftës, për Çamërinë, apo për çështje të tjera që shqetësojnë shqiptarët. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi ynë është refuzuar nga policia me justifikimi n e covid-it, ndërkohë ne kishim marrë masat të respektonim masat, është i turpshëm arsyeja që kanë gjetur, ne shohim përditë mbledhjet e asamblesë së Edi Ramës. Në kohë Covidi Greqia kërkon kufijtë shqiptarë me duar të forta, jemi të detyruar të vendosemi përpara policisë së shtetit, ne nuk kemi dalë përpara atyre këtu por të mikut të paftuar që vjen këtu për të vijuar axhendën greke. Në këto kushte jemi të detyruar të vijojmë protestën me të gjithë mënyrat”, tha Idrizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një muaj me Covid-19, Braho nga Kryeministria me lot në sy tregon betejën: Preka vdekjen…(E PLOTË)
‘Një mbyllje e dytë po tmerron gjithë botën’, Rama: Shqipët trekrenare duan aheng dhe Covidin ta vrasë shteti me çifte »
Article Logic
Execution time: 0.011036157608032
array(1) { ["section"]=> string(133) "vizita-e-ministrit-grek-dendias-perplasje-mes-policise-dhe-protestuesve-te-ministria-e-jashtme-idrizi-rama-eshte-kali-i-trojes-224410" }