Vizita e Papa Françeskut në SHBA, Shërbimet Sekrete parandalojnë një kërcënim

Publikuar tek: aktualitet, më 21:04 13-09-2015 Vizita e Papa Françeskut në SHBA, Shërbimet Sekrete parandalojnë një kërcënim

Papa Françesku do të vizitojë javën e ardhshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një turi 3 ditor ku për herë të parë në histori do të mbajë një fjalim në Kongresin Amerikan.

Megjithatë, sipas shefit të Sigurisë Kombëtare, Michael McCaul, vizita e Papës paraqet një sfidë të vërtetë për sigurinë e tij. McCaul tha se autoritetet kanë mundur të parandalojnë ditën e sotme një kërcënim të madh, por nuk ka dhënë më shumë detaje për informacionin sekret.

Vetë Papa Françesku është shprehur se ka frikë nga kërcënime që mund të vijnë nga “ujqërit e vetmuar”, persona të cilët veprojnë duke planifikuar çdo gjë vetë, e që janë ndër më të vështirët për tu identifikuar nga autoritetet. McCaul u shpreh se Papa është person karizmatik dhe dëshiron të jetë pranë popullit, çka kërkon më shumë angazhim për sigurinë e tij.

Françesku do të jetë Papa i parë nga Amerika Latine që viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të përdhunonte gruan e shokut, arrestohet 44 vjeçari
Vdekja e 16 vjeçares nga Saranda, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion: E vranë dhe zhdukën provat »
Article Logic
Execution time: 0.0063948631286621
array(1) { ["section"]=> string(82) "vizita-e-papa-franceskut-ne-shba-sherbimet-sekrete-parandalojne-nje-kercenim-20685" }