Vizita e parë në Shqipëri si kryeministër, Haradinaj: Krenar që ky vit lidhet me figurën e Skënderbeut

Publikuar tek: politike, më 11:34 27-09-2017 Vizita e parë në Shqipëri si kryeministër, Haradinaj: Krenar që ky vit lidhet me figurën e Skënderbeut

Ramush Haradinaj ka vizituar sot Shqipërinë për herë të parë si kryeministër i Kosovës.

Gjatë konferencës për shtyp ai është shprehur se është mirënjohës ndaj shtetit shqiptar për pritjen që i ka bërë dhe ndihet krenar që ky vit u shpall si viti i Skënderbeut.

 “Kosova cdo herë e ka ndjerë se nuk është vetëm cdo etapë të rrugëtimit të vete, edhe momentet më të rëndësishme skemi mbetur vetëm,bashkëkombasit tanë shqiptarë kanë qënë me ne në cdo kohë. Kosova është shumë e përgjegjshme ndaj komuniteteve dhe sot e ndjen përgjegjësinë e vetë si shtet i ri por dhe ndjen po ashtu pjesën e obligimeve që ka për ceshtjen shqiptare dhe shqiptarët kudo që janë dhe e sheh avancimin përmes lidhjeve me shqipërine. Na vjen shumë mirë që në këtë nder që na bëtë sot që na jepni mundësinë që ky vit është më i lidhur me figurën e Skënderbeut që na ka bërë të ndihemi krenarë.

Dhe mënyra si e keni konceptuar vitin e skenderbeut është e prekshme, ka zhvillime që kur të mbyllet viti mund të vërtetojmë që kemi vepruar në të mirë të vendit. Ne cdo herë nuk do të mungojmë që jo vëtëm të kontribuojmë por të sigurojmë bashkëkombasit tanë jo vetëm në atdheun por dhe diasporën që ta ndjejmë njëri tjetrin më afër që gjithë ajo që ndodh të jetë në dobi për secilin. Kujdesi ose kthimi i vemendjes për bashkëkombasit jashtë atdheut mund ti bëjë fëmijët e tyre ta ndjejne atdheun dhe të gjitha sfidat ekonomike, si për shembull në Kosovë papunësia është shumë e madhe. Meqënëse është takimi i parë e kam kuptuar takimin e gjatë që fillon me mbledhjen e qeverive tona në 27 nëntor në korce, do bëjmë gati një axhendë të mirë. Ne do të kemi mundesi ti raportojmë qytetarëve tanë për arritjen e ndërsjella. Ju faleminderit për pritjen që na bëtë sot me kujdesin tuaj.”, është shprehur kreu i qeverisë së Kosovës në fjalimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0104660987854
array(1) { ["section"]=> string(106) "vizita-e-pare-ne-shqiperi-si-kryeminister-haradinaj-krenar-qe-ky-vit-lidhet-me-figuren-e-skenderbeut-93838" }