Vizita e Ramës në Thumanë, Bardhi: U kthye në vendin e krimit shtetëror, prokuroria të veprojë menjëherë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:12 13-12-2019 Vizita e Ramës në Thumanë, Bardhi: U kthye në vendin e krimit shtetëror, prokuroria të veprojë menjëherë Sekretari i pergjithshem i PD, Gazment Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas vizitës në Ramës në Thumanë ka deklaruar se kryeministri është rikthyer në vendin e krimit shtetëror.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi i ka kërkuar kryeministrit që t’i tregojë shqiptarëve se çfarë përmbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura më 26 nëntor.

Sekretari i PD i ka kërkuar Prokurorisë që të veprojë menjëherë në lidhje me këtë rast.

Postimi i plotë:

Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.

Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë!

DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020905017852783
array(1) { ["section"]=> string(108) "vizita-e-rames-ne-thumane-bardhi-u-kthye-ne-vendin-e-krimit-shteteror-prokuroria-te-veproje-menjehere-189319" }