Vizita e rëndësishme e Donald TUSK, kreu i KE-së do të qëndrojë pak në Tiranë (AXHENDA)

Publikuar tek: politike, më 10:35 16-09-2019 Vizita e rëndësishme e Donald TUSK, kreu i KE-së do të qëndrojë pak në Tiranë (AXHENDA) Kryeministri Rama në një takim me kreun e KE-së Donald Tusk

Ditën e nesërme zbarkon në Tiranë presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk për t’u takuar me krerët e lartë politikë të vendit.

Sipas informacionve, zyrtari i lartë i BE-së do të qëndrojë pak orë në Shqipëri ku do të kryejë takime intensive me drejtuesit politik të vendit. Deri tani është konfirmuar takimi kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Pas përfundimit të ciklit të takimeve në Shqipëri, polaku Tusk do të kalojë menjëherë në Maqedoninë e Veriut, ku do të ballafaqohet me të gjithë aktorët politikë.

Ky tur i takimeve organizohet në kuadër të çeljes së bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në BE. Vendimi final do të jepet në datën 18 tetor, ndërsa në fund të shtatorit Gjermani do të hedhë në votim çështjen e hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046571016311646
array(1) { ["section"]=> string(91) "vizita-e-rendesishme-e-donald-tusk-kreu-i-ke-se-do-te-qendroje-pak-ne-tirane-axhenda-178618" }