Vizita e ambasadorëve në PD vë në lëvizje opozitën, kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në 10:00 (DETAJE)

Publikuar tek: politike, më 16:54 15-09-2020 Vizita e ambasadorëve në PD vë në lëvizje opozitën, kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në 10:00 (DETAJE) Foto-arkivë

Opozita e Bashkuar ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 10:00.

Kjo kërkesë vjen pas takimit që u zhvillua në selinë e PD-së ditën e sotme. Mësohet se në takim kanë qenë të pranishëm ambasadori i BE Luigi Soreca, ambasadori britanik Duncan Norman, ndërsa në vend të ambasadores amerikane Yuri Kim ka shkuar zëvendësja Leyla Moses Ones.

Në takim kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. 

Opozita thotë se nesër do të prezantohet kërkesa për marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR, për çështjet që palët nuk bien dakord në Këshillin Politik, dhe se mbetet në pritje për konfirmimin e takimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01188588142395
array(1) { ["section"]=> string(112) "vizita-e-yuri-kim-ne-pd-ve-ne-levizje-opoziten-kerkon-mbledhjen-e-keshillit-politik-neser-ne-10-00-detaje-220479" }