Prej fundjavës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar në Michigan.
Kryemadhi shoqërohet nga ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, Eriol Braimllari dhe Elona Guri, ndërkohë që në fotot e publikuara në rrjet, krah kryetares së LSI shfaqet dhe Dritan Demiraj. Ky i fundit ka qenë ministër i përkohshëm i Mbrojtjes nga rradhët e PD, pas marrëveshjes së 17 Majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha.
Edhe në fotot e publikuara dje, pas vizitës në Teqen Bektashiane "Baba Rexhep" në Detroit të Michiganit, kryetarja e LSI është shoqëruar nga ish-ministri Demiraj, i cili duke qenë se jeton prej vitesh në SHBA është bërë dhe “drejtuesi” i Kryemadhit atje, krah shoqëruesve nga Shqipëria.