Vizita në Gjilan, Meta takon Lutfi Hazirin: Falenderime për mikpritjen e dhjetëra familjeve

Publikuar tek: aktualitet, më 22:06 04-12-2019 Vizita në Gjilan, Meta takon Lutfi Hazirin: Falenderime për mikpritjen e dhjetëra familjeve Presidenti Meta, kreu i komunes se Gjilanit Lutfi Haziri dhe kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përveç të prekurve nga tërmeti të strehuar më disa qytete të Kosovës, ka vizituar edhe Komunën e Gjilanit dhe kryetarin e saj Lutfi Hazirin.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Meta ka theksuar se ka falenderuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin, kujdesin, ndihmën dhe mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj vizitova sot Komunën e Gjilanit, për të falenderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin, kujdesin, ndihmën dhe mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria, të prekura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Kjo fatkeqësi natyrore që rrëzoi jo pak ndërtesa në Shqipëri, dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar, jashtëzakonisht të fortë, që është garanci për të tejkaluar sa më parë këto dhimbje dhe të gjitha pasojat, siç është dëshmuar edhe në të kaluarën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033854007720947
array(1) { ["section"]=> string(96) "vizita-ne-gjilan-meta-takon-lutfi-hazirin-falenderime-per-mikpritjen-e-dhjetera-familjeve-188431" }